Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Rama e goditi nën brez Kosovën’’- Deputeti i VV-së: Plagë që do të mbetët e hapur

Gazeta10
13 June 2023 - 22:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj anulimin e mbledhjeve të dy qeverive nga ana e kryeministrit të Shqipërisë e ka parë si një goditje nën brez.

Rexhaj në një lidhje direkte në ‘’Politiko’’ ka thënë se nuk është punë e Ramës që të propozojë Asociacioni, raporton Gazeta10.

‘’Sigurisht që po Në këtë rast që mbledhja e dy qeverive ka qenë tradicionale, mendoj se anulimi I kësaj mbledhje në formën e një anshme mendoj që nuk është në rregull. E kam pa krejt konferencën e Ramës, e di saktësisht ka folur. Unë mendoj që nuk është punë e Ramës që të propozojë Asociacione, për të cilën e patëm reagimin edhe të kryeministrit që tha meqenëse e keni në kuadër të Kushtetutës me u përkujdes për çdo shqiptar, pse nuk ia propozoni pra Vuçiqit për shqiptarët e Luginës.’’, tha ai.

Ai tha se Rama ka goditur nën brez Kosovën, kur më së paku u prit nga Shqipëria.

‘’Rama mendoj se ka bërë një goditje nën brez. Sepse kur më së paku është pritur nga Shqipëria një veprim i tillë, pavarësisht presionit ndërkombëtar, unë mendoj që nuk është Shqipëria që do duhej ta bënte këtë gjë.’’, deklaroi ai.

Ai ka thënë se plaga e shkaktuar nga Shqipëria do të mbetët e hapur./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.