
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar fjalimin e tij të djeshëm në OKB, raporton Gazeta10.
I pari i Qeverisë së Shqipërisë ka thënë se Raporti i Dick Martyt është famëkeq ndërsa Marty tregimtar.
Rama ka thënë se Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për mbrojtjen e luftës çlirimtare të Kosovës.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“SHQIPËRIA nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty!”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje ka mbajtur një fjalim në OKB ku ndër të tjera ka dhënë mbështetje për Kosovën në raport me njohjen nga Serbia si dhe kundërshtimin e Raportit të Dick Martyt. / Gazeta10