
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për trasnformimin rrënjësor në Laç, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se është ndërtuar edhe një shkollë e re në këtë komunë.
Më tej, Rama ka thënë se ky qytet ka qenë një nga më të goditurit të Shqipërisë.
Këtu keni statusin e plotë:
“MIRËMËNGJES
dhe me një tjetër shkollë të re për fëmijët e Laçit, e cila sapo ka hapur dyert në vazhdën e një transformimi rrënjësor të një prej zonave më të goditura nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10