
Analisti politik, Fidan Rama ka komentuar bisedat e publikuara mes kryeministrit Albin Kurtit, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqit dhe ministres së Ekonomisë Artane Rizvanollit.
Rama i ka quajtur “hajni klasike” veprimet e Qeverisë Kurti.
“Një kryeministër i vetëdijshëm nuk hin në grup në whatsapp me fol me një përfaqësues të një institucioni të pavarur për tendera”, ka thënë Rama.
Tutje, ai nuk ka kursyer kritikat ndaj Krasniqit, duke thënë se është i akuzuar dhe se i njëjti raportonte për “hajnitë” në whatsapp.
“Ai i nderumi që është sot në aktakuzë nuk i raporton në whatsapp. Një hajni klasike që ka ndodh në një grup në whatsapp”, ka thënë ai.
Ndryshe, këto biseda dyshohen se janë pjesë e një hetimi penal që rezultoi me dy aktakuza ndaj Nagip Krasniqit. / Gazeta10/