Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama i kundërpergjigjet kritikave për portin e Durrësit: O me Durrësin në majë o me ata në plehra

Gazeta10
16 November 2022 - 12:33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe atij të Partisë së Lirisë, Ilir Metës mbi çështjen e investimit për Portin e ri të Durrësit, raporton Gazeta10.

“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Reagimi ka ardhur pas akuzave që janë hedhur kundrejt kabinetit të tij lidhur me procedurat, të cilat lidhen me investimin e madh prej 2 miliardë eurosh, për ngritjen e portit turistik në Mesdhe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.