Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama iu kërkon falje shikuesve: ‘Ishte performanca më e dobët që kemi pasur’

Gazeta10
06 August 2024 - 21:57

Analistët kanë pësuar humbje të thelle kundër Qeverisë në futboll  në kuadër të emisionit PolitikOFF.

Gazertari Fidan Rama ka pranuar humbjen në ndeshjen kundër Qeverisë, me ç’rast ka uruar ekipin fitues.

“I urojë kapitenit Peci për fitoren, dua me iu kërkua falje kolegëve e shikuesve për peformancën më të dobët që kemi pasur si ekipi, ngase kemi pasur absolutisht më shumë kapacitet me bë si ekip. Nuk na ka munguar aspekti fizik, por na ka munguar loja kolektive, koordinimi dhe eksperienca e të luajturit së bashke me këtë ekip”, ka thënë Rama pas ndeshjes.

Tutje ai ka thënë se pavarësisht humbjes, është zhvilluar lojë e mirë.

“Ka qenë ndeshje interesante dhe jemi kënaq duke luajtur futboll”, ka thënë Rama. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.