
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar Irfan Hysenbelliun për evazion fiskal, raporton Gazeta10.
Duke folur për sulmet kibernetike, Rama ka thënë se agresioni është zmbrapsur me suksese nga superskuadra shqiptaro-amerikane.
Ai ka njoftuar se asnjë e dhënë nuk është fshirë teksa ka shtuar se shërbimet publike janë kthyer në punë.
Tutje, Rama ka thënë se nuk po mund ta gjej aryse se përse Top Channel po vazhdon të spekulojë pa asnjë provë rreth frontit të luftës kibernetike.
Këtu keni statusin e plotë:
“Se cila është arsyeja që Top Channel vazhdon spekullon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di! Ndërkohë arsyeja pse mediat e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë!
Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit!
E gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione. Keqardhje e madhe për keqtrajtimin që i bëhet publikut për interesa pronarësh në media”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Tëitter. / Gazeta10