Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Kërcënimi i fundit! – Edi Rama e ka ditur që po përgatitet një skenar për pezullimin e vizave

Gazeta10
17 October 2023 - 21:29

Në emisionin “Politiko” me gazetarin Kushtrim Sadiku, komentatori politik, Fidan Rama duke folur për deklaratën e presidentit francez, Emanuel Macron ka thënë se vendimi për vizat është vendim politik në bazë të rrethanave ashtu siç mund të jetë politik edhe vendimi për pezulllim.

Ai tutje tha që deklarata e tij është vendimtare sepse presidenti francez nuk jep deklarata të tilla pa një koordinim me shtetet kryesore të BE-së.

Rama deklaroi se ky është kërcënimi i fundit dhe se kancelari gjerman ia ka thënë këtë Kurtit para dy ditët, ashtu siç e ka ditur Edi Rama para disa javësh.

“As Rama nuk po flet paushall, ai e ka pasur informatën. Edhe Kurti e ka shprehur shqetësimin gjatë vizitës në Tiranë dhe kjo është vërejtur në fytyren e tij”, tha Fidan Rama.

Ai në fund tha që në vikend vjen pesëshja ku do të sjellin një model të draftit për Asociacionin sepse tani është fundi dhe bashkësia ndërkombëtare nuk pret më. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.