Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Komuna e Prishtinës ka mbetur pa automjete pas skadimit të kontratës së AQP’së, Qeveria të gjejë zgjidhje

Gazeta10
11 December 2024 - 10:00

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Komuna e tij ka mbetur pa automjete meqë kontrata e lidhur nga Agjencia Qendrore e Prokurorit ka skaduar me 6 dhjetor.

Rama ka alarmuar se mungesa e automjeteve ka vështirësuar operimin e Inspekcionit dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje.

Rama ka thënë se kontrata e AQP’së përfshinte institucionet qendrore dhe lokale dhe se ishin marrë me qira 76 vetura.

“Pas skadimit të kontratës, të gjitha veturat janë kthyer, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale. Kjo ka vështirësuar ndjeshëm operimin e drejtorive si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.   Komuna i bën thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje, përgjegjësi kjo e AQP-së. Mosveprimi i tyre po pengon rëndë funksionimin e komunave dhe institucioneve publike!

Kryeqyteti mbetet i angazhuar për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, por mungesa e mjeteve për operim përbën rrezik për shërbimet dhe sigurinë publike. Trajtimi i interesit publik kërkon prioritet!”, ka shkruar Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.