Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rama-Krakit: Blej sa të duash bajraktara, por qysh me u mbrojtë nga Serbia pa aleatët?

Gazeta10
01 February 2025 - 21:05

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të kandidatit për deputet nga Guxo në Listën e Vetëvendosjes, Nezir Krakit dhe komentatorit politik, Fidan Ramës lidhur me veriun.

Kraki ka thënë se sukses i qeverisë kurti është veriu dhe armatosja apo konsolidimi i institucioneve të sigurisë.

“Njëherë veriu e pastaj armatosja apo konsolodimi i institucioneve të sigurisë”, ka thënë Kraki.

Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Rama.

“Duhet me ditë një gja që blej sa dush barajktara e rrite buxhetin, pa aleatë na s’kena me mujtë me u mbrojtë prej Serbisë. I keni pru komplet marrëdhëniet me aleatët”, ka thënë Rama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.