Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Kurti e Vuçiq s’janë të interesuar për marrëveshje finale – duhet zgjidhje nga ndërmjetuesit

Gazeta10
04 May 2023 - 22:31

“Kurti e as Vuçiqi nuk janë gati ta bëjnë një kompromis të dhimbshëm”, kjo është mënyra se si komentatori, Fidan Rama i sheh ngecjet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama i ka bërë fajtore dy palët negociatore, sepse sipas tij Kurti është i interesuar vetëm për njohjen e Kosovë, ndërsa Vuçiq vetëm për themelimin e Asociacionit, shkruan Gazeta10.

“Unë i shoh të palët bashkëfajtore, as Kurti e as Vuçiqi nuk janë të gatshëm ta marrin përsipër arritjen e një marrëveshje të fundit. As Kurti nuk është i interesuar për marrëveshjen, se e do veç njohjen e pavarësisë. Të dy janë fajtor, sepse nuk janë të gatshëm me marrë përsipër një lloj kompromisi të dhimbshëm. Për Vuçiqin është kompromis shumë i madh njohja e Kosovës. Nuk ka elitë politike në Beograd që është e gatshme ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ashtu siç Kurti nuk është i gatshëm ta pranojë një Asociacionin me të cilin palët janë pajtuar në 2015.”, tha Rama në Politiko.

Rama tha se për ta ditur se cila palë po e bllokon procesin e dialogut, duhet të vijë një zgjidhje e imponuar nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar, në këtë rast nga BE-ja.

 “Edhe Vuçiq po insiston në nxjerrjen e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Vetëm një zgjidhje e imponume mund të vijë nga pala që ndërmjetësojë mundem me pa. Përgjigja kush po e bllokon marrëveshjen, janë të dy palët.”, tha Rama në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.