Politiko

Rama: Kurti, kryeministri ma “rrenc” në historinë e Kosovës!

Gazeta10
17 Janar 2025 - 22:16

Komentatori politik, Fidan Rama ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin, teksa ka komentuar emërimin e ri në Këshillin e Pavarur të Mediave.

Rama ka thënë se Albin Kurti është më kryeminsitri më “rrenc” në historinë politike të Kosovës.

“Me i thanë Albinit rrenc nuk është polarizim sepse është kryeministri ma rrenc që ka pasur historia politike e Kosovës”, ka thënë Rama.

Për më tepër, Rama ka thënë se Kurti ka përdorur edhe një gjuhë të ashpër ndaj medieve dhe analistëve.

“Nuk ka kryeministër ma rrenc. Ai ka thanë mos i besoni gazetave dhe analistave”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.