Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama: Kurti rrezikon të mos marrë ftesë për festën e 4 korrikut

Gazeta10
12 June 2023 - 21:15

Fidan Rama është treguar kritik e i ashpër për bojkotimin e ambasadorëve të QUINT-it në ceremoninë e sotme të pritjes shtetërore për 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Rama në Politiko tha se këto janë vetëm lëvizjet e para të QUINT-it në drejtim të kryeministrit Kurti lidhur me pakënaqësitë që i kanë për raportetet e fundit me situatën në veri.

“S’ka sanksion më të madh për Kosovën, sesa veprimet e tilla, sesa paralajmërime të tilla të këtyre shteteve që na kanë ndihmuar. Për mua ky do të duhej të ishte shqetësim shumë serioz për qeverinë Kurti dhe për ne si qytetarë të Kosovës, qeveritë shkojnë e vijnë, por aleanca mbetet përgjithmonë.”, tha tutje Rama.

Madje Rama tha se kryeministri Kurti rrezikon të mos marrë ftesë fare, për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së më 4 korrik e cila zakonshëm organizohet nga ambasada amerikane në Prishtinë, transmeton Gazeta10.

“Kurti në këto momente, rrezikon edhe të mos marrë ftesë fare në ceremoninë vjetore që organizohet nga ambasada amerikane në Prishtinë, por edhe nëse merr pjesë mund t’i ndalohet fjalimi aty. Sivjet rrezikon edhe të jetë prezent. S’ka sinjal më të madh sesa ky. Kush s’merr pjesë në atë organizim, kjo për amabsadën është një prej organizimeve më të rëndësishme.”, deklaroi tutje Rama në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.