Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pas takimeve me Kurtin e Osmanin, Edi Rama kthehet në Tiranë – nuk merr pjesë në marshin e nesërm në Prishtinë

Gazeta10
16 February 2026 - 21:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar sot gjatë ditës në Kosovë, në vigjilje të 18-vjetorit të Pavarësisë. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ai ka zhvilluar takime me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Pas këtyre takimeve, Rama është kthyer në Tiranë. Lajmin e bëri të ditur moderatori i emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku, i cili theksoi se kryeministri shqiptar nuk pritet të jetë pjesë e marshit që pritet të mbahet nesër në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së.

“Z. Rama paska lëvizur me helikopter për Tiranë një ditë përpara. Ky informacion nuk është shpërndarë, por e morëm vesh ndërkohë. Nesër nuk do të jetë në protestë, por do të jetë z. Begaj, nëse eventualisht mbahet premtimi”, është shprehur Sadiku.

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pritet të mbahet në kryeqytet në prag të përvjetorit të Pavarësisë, ndërsa mbetet të konfirmohet pjesëmarrja e zyrtarëve të tjerë nga Shqipëria, përfshirë presidentin Bajram Begaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.