Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama mbështet Planin e BE-së: Është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës dhe Serbisë

Gazeta10
16 March 2023 - 14:02

Sot është zhvilluar takimi i radhës mes këshillit të Stabilizim-Asociimit dhe mes BE-së dhe Shqipërisë, raporton Gazeta10.

Për shkak të këtij takimi që u mbajt në Tiranë, atje po qëndrojnë dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri evropian Oliver Varhelyi.

Pas  përfundimit të takimit, u zhvillua një konferencë e përbashkët për media, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndër të tjera  ka foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se ne e shohim me admirim përpjekjen  për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Plani është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës dhe Serbisë. As njëra palë nuk do t’ia lejojë veeës të mos e përqafojë plotësisht, sepse realisht BE-ja përmes jush në bashkëpunim me SHBA i kanë ofruar një rrugë të re dhe një kohë tjetër të nevojshme për të arritur në procesin e njohjes reciproke”, u shpreh Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.