
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se vitin që e kemi lënë pas ka qenë vit i sukseseve për Komunën e Prishtinës, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se së vitin që ka kaluar ka pasur mësime por edhe sfida.
Ai ka thënë se ai së bashku me drejtorët/et e Prishtinës janë gati për të vazhduar me transformimin e qytetit.
Këtu keni postimin e plotë:
“Kryeqytetit i sollëm një frymë pozitive e bashkëpunuese së bashku me ekipin gjatë vitit që lamë pas. Suksese, mësime, por edhe sfida na përcollën gjatë kësaj kohe.
Jemi gati për të vazhduar transformimin e kryeqytetit, të bashkuar për të mirën e gjithë qytetarëve tanë
#prishtinapërtëgjithë”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10