Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama me shaka: Van Damme u inspirua nga grushtet e Kuvendit, andaj erdhi në Kosovë

Gazeta10
27 July 2023 - 23:49

Në natën finale të garës në makina, në emisionin “PolitikOFF”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, në ambientet e qendres rajonale tregtare “Prishtina Mall”, gazetari Fidan Rama duke komentuar rrahjet në Kuvend, me shaka tha se Van Damme ka qenë në Kosovë pas përplasjeve fizike në kuvend dhe kjo po i bie që Van Damme është inspiruar dhe për këtë ka ardhur në Kosovë.

“PolitikOFF me të vërtetë ka ndikuar në shtensionim të situatës mes partive politike dhe kjo tregon për një pjekuri politike të partive tona politike dhe përplasjet fizike nuk janë asgjë e re sepse ndodhin në shumë vende”, tha Rama.

Ai tutje tha që përtej projektit, me Prishtina Mall është e rëndësishme që Kosova i ka ofru një ambient të jashtëzakonshëm pjesës më të rëndësishme siç është diaspora.

Rama në fund ka falënderuar diasporën dhe kontributin e investimet e tyre në Kosovë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.