
Sipas komentatorit politik Fidan Rama, vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Prishtinë është një tregues i veprimeve të tij që jo gjithçka në çështjet politike lidhet me emrin e kryeministrit Kurti, kur bëhet fjalë për raportet mes dy vendeve.
Rama në Politiko ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit shqiptar, i cili Kurtin e quajti mikë, ndërsa ish-presidentin Thaçi vëlla, transmeton Gazeta10.
“Miku atij që i thotë mikë me të vërtetë, e pret në shtëpi. Por, ky deklarimi i Ramës se unë e kam mik Kurtin, e vëlla Thaçin, nuk qëndron. Nuk ka nevojë assesi me ekzagjeru këtë temë, siç po bën Rama.”, tha ai.
Vizita e kryeministrit shqiptar nesër në Prishtinë dhe takimi i konfirmuar me kryeparlamentarin Konjufca e presidenten Osmani, sipas Ramës është edhe përpjekje për ta çuar përpara Porcesin e Berlinit, që sipas tij qëllimi i tij madhor është që të jetë lider politik në rajon./Gazeta10