Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama nga Beogradi: Të jetojmë në paqe apo të hedhim gurë njëri-tjetrit

Gazeta10
01 September 2022 - 14:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në Beograd në kuadër të një samiti tjetër të nismës “Open Ballkan”, ku ka mbajtur një fjalë rasti në gjuhën shqipe ku ka thënë se popujt këtu do të jetojnë në paqe ose do të hedhin gurë njëri-tjetrit, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se është humbur shumë kohë duke u shtyrë se kush kujt ia ka marrur të drejtën për të jetuar në këtë rajon.

Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme. Vendos mos e përdor fjalën që ka përdorur ekipi im, sepse fillonte me shprehjen qe ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë që në epokën e bronzit. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë se kush e ka marrë i pari të drejtën që të jetojmë në këtë vend. Asnjë prej nesh nuk do të shkojë në vend tjetër. Si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë në të njëjtën lagje të Europës. Të jetojmë në paqe apo të hedhim gurë njëri-tjetrit. Sot janë 22 prodhues nga Shqipëria, ndërkohë që në Shqipëri çdo vit rrit me 10% sipërfaqja e vreshtave”, ka thënë Rama. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.