
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për pregatitjet për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se së bashkë me drejtorin e Shëndetësisë z.Izet Sadiku. Ka vizituar lokacionin e dedikuar për ndërtimin e objektit.
Tutje, Rama ka thënë se punimet për Spitalin e Kryeqytetit janë duke ecur sipas planit.
Këtu keni statusin e plotë:
“Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku, vizituam lokacionin e dedikuar për ndërtimin e objektit.
Janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.
Punimet për Spitalin e Kryeqytetit janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10


