
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kanë filluar punimet në transformimin e “Bllokut të parë të banesave” në Prishtinë.
Në një postim në Facebook ai ka thënë se blloku po transformohet, duke krijuar hapësira të gjelbërta dhe zona lojërash për fëmijë.
“Blloku i parë i banesave po transformohet 🌳Kanë filluar punimet në transformimin e “Bllokut të parë të banesave” në kryeqytet🤩Drejtorja e Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve, Donika Cetta bashkë me drejtorin e Inspektorati i Kryeqytetit, Florian Dushi, kanë inspektuar punimet të cilat po bëhen në terren dhe disa ndërhyrje nga Inspektorati. 🚧Blloku po transformohet, duke krijuar hapësira të gjelbërta dhe zona lojërash për fëmijë. 🌿🛝”, ka shkruar ai.