Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama njofton se në Portin e Durrësit sot kanë arritur 558 turistë të huaj

Gazeta10
06 October 2022 - 10:54

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në Portin e Durrësit sot kanë arrritur 558 turistë të huaj, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turistët në fjalë do të vizitojnë vendet turistike dhe historike në Krujë, Tiranë dhe Durrës.

Këtu keni postimin e plotë:

“Sot në Portin e Durrësit mbërritën 558 turistë të huaj me kroçierën “Seven Seas Voyager”, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga SHBA Numri gjithnjë e në rritje i turistëve dhe gjeografia e largët e tyre janë shembulli i qartë i interesit për vendin tone dhe e zgjatjes së sezonit turistik, ku shumë struktura hoteliere janë ende të rezervuara.

Rreth 20 autobusë turistikë janë nisur nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrës”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.