Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama njofton se Prishtinës i janë shtuar 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre elektrik

Gazeta10
15 December 2022 - 14:22

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Prishtinës i janë shtuar 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre elektrik, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se sot është nënshkruar Marrëveshja për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh.

Më tej, ai ka thënë se inkorporimi i autobusëve elektrik në qytet është me rëndësi për tranzicionin e gjelbërt.

Tutje, ai ka thënë se kjo do të ketë një ndikim për një Prishtinë më të shëndetshme dhe më të pastërt.

Këtu keni postimin e plotë:

Description: 🚍30 autobusë të rinj në kryeqytet Description: 6️⃣prej tyre autobusë elektrikDescription: 🔋

Sot nënshkruam Marrëveshjen për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, në selinë e tyre në Description: 📍Londër, për blerjen e 6 autobusëve elektrik dhe 24 autobusëve efiçient të modelit EURO-IV Description: 🟢

Inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër Description: ✅

Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër Description: 💚

Shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZH Description: 🤝🏼

#kryeqyteti

#prishtinapraktikeDescription: 💙

#prishtinaegjelbërDescription: 💚”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.