Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rama: Mund të kemi një krizë momentale politike pas 9 shkurtit

Gazeta10
29 January 2025 - 20:23

Komentatori politik, Fidan Rama ka thënë se nuk mund të përjashtohet një krizë momentale politike pas shkurtit, derisa partitë politike të arrijnë një ujdi për formimin e qeverisë.

Sipas Ramës, gara e shkurtit tashmë e hapur për subjektet të cilat janë futur për t’i fituar zgjedhjet.

“Gara është e hapun për mu, janë fut subjektet për me i fitu zgjedhjet. Opsioni i një qeverie opozitare edhe pse është reale nuk është më e dëshirushmja për këto subjekte”, ka thënë Rama.

Tutje, ai ka theksuar se në katër vitet e ardhshme mund të mbyllet edhe çështja e dialogut me Serbinë.

“Katërvitëshi i ardhshëm do të jenë vendimtar për me i mbyll  çështjet e dialogut që kanë mbetur me Serbinë”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.