Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama pas miratimit të buxhetit për Prishtinën: Mbi 161 milionë euro për Kryeqytetin

Gazeta10
29 September 2026 - 13:05

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas votimit të buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2027, në vlerë prej mbi 161 milionë eurosh.

Rama ka thënë se buxheti parasheh mjete për shkollat, shërbimet publike dhe investimet në Kryeqytet.

Ai ka falënderuar asamblistët që votuan pro buxhetit, duke thënë se me këtë vendim i dhanë mundësi Prishtinës të planifikojë dhe të punojë.

Ndërkaq, Rama ka bërë të ditur se përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër.

“URIME, PRISHTINË! BUXHETI PËR VITIN 2027 U VOTUA.

Mbi 161 milionë euro për qytetarët e Kryeqytetit: për shkollat, shërbimet publike dhe investimet që e çojnë Prishtinën përpara.

I falënderoj asamblistët që votuan pro. Sot treguan përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe i dhanë Kryeqytetit mundësinë të planifikojë e të punojë. Vetëvendosje, natyrisht votoj kundër!”, ka shkruar Rama.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.