Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Valon Murati, Hysni Klinaku e Leart Ajvazi folës në natën e 14-të të protestës; Çlirim Haziri me kërkesë konkrete për Qeverinë dhe Kuvendin

Gazeta10
29 September 2026 - 12:55

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte, më 29 shtator, me natën e saj të 14-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, do t’i kërkojë Qeverisë ta procedojë sa më parë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, dhe që deputetët ta votojnë pa humbur kohë.

Para protestuesve do të flasin edhe veterani dhe profesori Valon Murati, matematicieni dhe publicisti Leart Ajvazi, si dhe këngëtari Hysni Klinaku, i cili do të interpretojë edhe një këngë.

Në ekranin LED do të shfaqet videoja “Rrëfimi i ushtares”, ndërsa një nga momentet simbolike të mbrëmjes do të jetë një minutë heshtje për drejtësinë. Protesta nis në orën 21:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.