Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Skenderajt miraton Deklaratën ‘Jo në emrin tim’, Lushtaku: Dëshmi e qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve

Gazeta10
29 September 2026 - 11:53

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se kuvendi komunal i kësaj komune, ka miratuar Deklaratën ‘Jo në emrin tim’, ku është shprehur mospajtim ma dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Lushtaku ka shkruar edhe se, votimi njëzëri i kësaj deklarate, është dëshmi e qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve të Skenderajt: “JO NË EMRIN TIM!”

Postimi:

Faleminderit të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Skenderajt për mbështetjen njëzëri të propozimit tim për miratimin e Deklaratës “JO NË EMRIN TIM”, përmes së cilës shprehim mospajtimin me aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, solidariteti me familjet e tyre dhe ritheksohet se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri dhe çlirim.

Ky votim i njëzëshëm është një dëshmi e qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve të Skenderajt: “JO NË EMRIN TIM!”

Mirënjohje për secilin anëtar që e mbështeti këtë deklaratë!

SL

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.