
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas fluturimit të dy bombarderëve amerikanë në Tiranë.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me këtë demonstrim shënohet 100 vjetori i marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, transmeton Gazeta10.
“Dy prej avionëve bombardues më të mëdhenj të ushtrisë amerikane, bishat B52, kryen sot një fluturim përshëndetës mbi Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar ai.
Fluturimi i sotëm ishte paralajmëruar edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë./Gazeta10