Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama për videon e Radojçiqit duke rrahur një person: Po flasim për një kriminel, s’është befasi

Gazeta10
26 February 2024 - 22:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq patën një përplasje në Samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga BERZH-i në Londër.

Për këtë përplasje të ndodhur në Londër ndërmjet dy kryeministrave ka folur dhe komentatori politik Fidan Rama.

Rama në emisioni ‘Politiko’ në Kanal10, për çështjen e dinarit të cilën u diskutua në Londër ku edhe ka ndodhur kjo përplasje ka thënë se ky është një autogoli i radhes i Kurtit, sikur targat e vendimet tjera që kanë përfundu duke u trajtu në Bruksel.

Poashtu para disa orësh janë pulikur edhe disa pamje të Radojçiq duke i maltretuar serbët e Kosovës, për këtë Rama ka thënë se nuk është një befasi pasi që ai është një kriminel.

“Lajm për mu do të ishte nëse do të shohim Radojçiqin duke bërë ndonjë veprim humanitare dhe jo duke rrahur njerëz edhe nuk po flasim për një njeri i cili bënë vepra humanitare por po flasim për një kriminel i cili është po thuajse ne të gjitha listat e mundshme të listës së zezë edhe të INTERPOLIT, pra nuk është një befasi”, ka thënë ai./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.