
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar dy projekte që janë në zhvillim e sipër, raporton Gazeta10.
Njëri ka të bëjë ndërtimin e disa parqeve të mëdha urbanë në një sërë qytetesh të Shqipërisë, ndërsa tjetri ka të bëjë më përmirësimin e rrugës Theth-Ndërlysaj e cila zgjeron hartën turistike të Thethit dhe Luginës së lumit Shalë.
Kjo është bërë e ditur përmes dy statuseve të ndara në Facebook të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Këtu keni dy statuset:
“DUA TË LUAJ” është programi i ri kombëtar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit.
Ky është projekti i parkut N’Drin në Lezhë, i cili do të jetë së shpejti në kantier këtë shtator”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
“Pas përfundimit të rrugës Bogë-Theth, po përmirësohet edhe aksi rrugor Theth – Ndërlysaj, duke zgjeruar më tutje hartën turistike të Thethit dhe luginës së lumit Shalë” ka shkruar Rama në një status tjetër në Facebook. / Gazeta10