Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama reagon pas vdekjes së Brovinës: Do të mbetet pjesë e historisë sonë

Gazeta10
15 September 2026 - 11:56

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të veprimtares dhe ish-deputetes të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina.

Rama, ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Brovinës, duke e cilësuar atë si një grua që ia kushtoi jetën njerëzve, lirisë dhe vendit të saj.

“Sot u nda nga jeta Flora Brovina, një grua që jetën e saj ia kushtoi njerëzve, lirisë dhe vendit të saj”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se Brovina ishte mjeke, poete dhe aktiviste, si dhe një zë i fuqishëm i Kosovës.

“Flora Brovina mbetet pjesë e historisë sonë dhe e kujtesës sonë kolektive”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

Në fund të reagimit, Rama ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet Brovina dhe Begu, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

“U prehtë në paqe!”, ka përfunduar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.