Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rama: Rezultati i 9 shkurtit do të sjellë bashkëqeverisje

Gazeta10
08 February 2025 - 20:28

Gazetari dhe njëherësh komentatori politik, Fidan Rama ka komentuar aktivitetet e fundit të partive politike përgjatë fushatës zgjedhore.

Rama e ka quajtur në tërësi fushatën zgjedhore si “betejë të hapur” në mes të partive opozitare dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ka qenë një betejë e hapur, sidomos e partive opozitare në krahasim me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi një frymë krejt tjetër, situatë krejt tjetër”, ka thënë Rama.

Komentatori Rama ka thënë se pas 9 shkurtit do të ketë bashkëqeverisje.

“Ajo çka kemi parë në Pejë dhe Prishtinë definitivisht do të sjellin bashkëqeverisje”, ka thënë Rama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.