Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: SHBA-ja ka filluar të veprojë në terren për Asociacionin, s’po e llogaritë Kurtin

Gazeta10
24 January 2023 - 21:52

Komentatori politik, Fidan Rama deklaroi se presioni ndërkombëtarë mbi Kosovën për pranimin e marrëveshjes për Asociacionin, po bëhet për të kërkuar zbatimin e tij, pasi i njëjti është akt ligjor dhe obligim i shtetit të Kosovës.

Rama në Politiko në Kanal10 tha se zbatimi i kësaj marrëveshje, do të jetë kthesë për ngërqin e krijuar për pranimin apo jo të planit franko-gjerman, shkruan Gazeta10.

“Asociacioni është kthesa e krejt këtij ngërqi i këtij plani franko-gjerman. Kur është rrëzuar plani para shtatë-tetë muajsh, zyrtarisht te Kurti e Vuçiqi, të njëjtit kanë pas kohë që të dërgojnë disa komente se si i e mendojnë ata këtë plan te emisarët e evropian”, tha Rama në Politiko.

Sipas tij, SHBA-ja tashmë ka nisur të veproj në teren, duke mos e llogaritur kryeministrin, Kurti i cili sipas Ramës po këmbëngulë që kjo çështje të refuzohet, shkruan tutje Gazeta10.

“Diskutimi po bëhet se si të implementohet, e jo a duhet të implementohet. SHBA-të, nuk janë duke thirrur se a do të bëhet Asociacioni. Nëse kuptohet qartë, aty shkohet me diskutu për formën dhe si do të duket. Pra, s’ka dilema se a do të bëhet apo jo, por si. Ky është një presion tjetër që e ka shtrirë Ambasada amerikane dhe miqtë tjerë ndërkombëtar në raport me Qeverinë e Kosovës, e cila po shihet haptas që po e refuzon, Kurti po e refuzon. Miqtë ndërkombëtar s’janë të gatshëm për presion dicka që Qeveria e Kosovës e ka marrë për obligim. SHBA-ja ka nisur të dërgoje mesazhe.”, shtoi Rama. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.