Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Sot secili qytetar duhet ta shfrytëzojë të drejtën e fuqinë e vet për të votuar për një shtet demokratik

Gazeta10
07 June 2026 - 12:00

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pasi votoi sot në një deklarim për media iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.

Rama tha se demokracinë Kosova e ka fituar me gjak, prandaj është i rëndësishëm ky proces zgjedhor.

“Demokracia nuk është diçka që na ka pikë prej qiellit, është një proces që është fituar me gjak dhe sfida të ndryshme, prandaj s’duhet ta trajtojmë si të mirëqenë, por sot është dita ku secili qytetar duhet ta shfrytëzojë të drejtën, forcën, fuqinë e vet për të votuar për një shtet demokratik, për të votuar kundër tendencave autokratike, për të votuar për gjëra të cilat që janë procese që e çojnë këtë vend përpara, pra për ata që besojnë që i ndihmojnë vendit tonë në proceset demokratike me zhvillimet demokratike të shtetit tonë me partnerët tonë ndërkombëtarë, me një zhvillim të hovshëm që Kosova mundet me e pasë.

Rama tha se për ta bërë të mundshëm këtë duhet “t’ia lëmë në duar atyre që dinë, duan e munden dhe i shtyjnë proceset përpara”.

“Besimi juaj është me rëndësi të madhe, pra shfrytëzoni rastin dhe votoni e na priftë e mbara të gjithëvë së bashku”, përfundoi Rama./Express/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.