
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një postim në Facebook ka bërë të ditur se është takuar drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, raporton Gazeta10.
Ai ka bërë të ditur se kjo agjensi do të jetë partner strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike.
“Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike”, ka shkruar Rama në Facebook./Gazeta10.