Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama takohet me kryeministrin e Izraelit, pajtohen të bashkëpunojnë kundër sulmeve kibernetike nga Irani

Gazeta10
23 October 2022 - 17:32

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar për vizitë zyrtare në Izrael këtë të diel. Rama ka takuar homologun e tij izraelit, Yair Lapid, me të cilin janë shpërndarë fotografi në rrjetet sociale, raporton Gazeta10.

Mesh tjerash, Rama bëri të ditur se në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Gjatë vizitës së tij pritet të takohet dhe me presidentin Isac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.