
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencën për media në Shkup ka thënë se ka ende shpresa që sot pasdite do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Rama ka thënë se shpreson që Kurti s’e ka harruar Kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera, shkruan Gazeta10.
“Në Kosovë kur të shkoj, kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin, që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera, është e ndaluar deri kur ai të mbarojë fjalën”, ka thënë Rama.
Gjatë ditës së djeshme, Kurti tha se është i gatshëm ta takoj Ramën vetëm në mbledhjen e dy qeverive.
Kujtojmë se muajin e kaluar, kryeministri shqiptar, kishte anuluar mbledhjen e dy qeverive të planifikuar që moti të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, për shkak të tensioneve në veri të vendit dhe vendimeve jo të koordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët.
Kjo nga opinionin publik u komentua shumë, madje pati kritika se Shqipëria ishte e para që po nis izolimin e Kosovës.
Por, sot Rama ka njoftuar së ka nënshkruar 13 marrëveshje të planifikuara të arriheshin mes Kosovës e Shqipërisë në këtë mbledhje.
Këto marrëveshje do të hyjnë në fuqi sapo të nënshkruhen edhe nga pala kosovare.
Ndryshe, Rama në pasditen e sotme do të takohet edhe me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca./Gazeta10