Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama thotë se Kurti do ta refuzojë Asociacionin: “Të shkojë në zgjedhje ose do ta bëjë dikush tjetër”

Gazeta10
07 Maj 2024 - 21:13

Komentatori politik, Fidan Rama është shprehur i bindur se kryeministri Kurti do të refuzojë themelimin e Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Rama në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se Kurti ka refuzuar kërkesën franko-gjermane për Asociacionin.

“Zyrtarisht tashmë Asociacioni është kusht për kalimin tutje të pjesës së fundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës… Nëse e kemi parasysh krejt diskutimin që është bërë deri më tash. Kurti nuk është i gatshëm dhe nuk do ta bëjë këtë pjesën e Asociacionit dhe në këtë kohë edhe më shumë e kam forcuar bindjen se i njëjti do të refuzojë ta bëjë këtë”, ka thënë ai.

Rama ka thënë se kushti që i është vënë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është i padrejtë pas që Kosova ka punuar kohë të gjatë për këtë momentum. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.