Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama: Udhëtuam plot një vit së bashku, faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme

Gazeta10
07 December 2022 - 9:48

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka falënderuar qytetarët e Prishtinës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj tij, sot kur janë bërë një vit që nga dita kur ai ka marrë detyrën, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se fillimet janë plotë sfida por se ato do të kalohen.

Më tej ka thënë se do të vendosen të gjitha planet për ndryshimin e kryeqytetit si dhe përmirësimin e jetës.

Këtu keni postimin e plotë:

“Të dashur qytetarë,

Udhëtuam plot një vit së bashku prej ditës që ma dhatë votëbesimin për të qenë kryetar i Kryeqytetit.

Fillimet janë plot sfida, të cilat vetëm nëpërmjet dedikimit, energjisë dhe punës së pandalshme të krejt ekipit, do t’i kapërcejmë, e të vëmë në rrugën e duhur projektet dhe planet për transformimin e Kryeqytetit dhe përmirësimin e jetës së gjithësecilit.

Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme Description: 🙏”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.