Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama: Vrasja e rojës së TCH, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese

Gazeta10
27 March 2023 - 9:37

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në orët epara të së hënës ndaj objektit të televizionit Top Channel në Shqipëri, ku mbeti i vrarë roja i moshës 60 vjeçare.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar përgjigje nga institucionet e zbatimit të ligjit.

 “Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, ka shkruar Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.