
Shkodran Ramadani ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë së Kosovës për retorikën e luftës ku ka thënë se ajo i dëmton mundësitë për investime të huaja si dhe krijon ankth dhe panik, raporton Gazeta10.
Ramadani ka thënë se një retorikë e tillë nuk mund të sjell investime ekonomike por vetëm mund të mobilizojë organizata humanitare.
Më tej, Ramadani ka thënë se vetëm paqja dhe stabiliteti mund të sjell biznese të huaja në vend.
Ramadani ka thënë se pasiguria në përgjithësi dhe sidomos ajo në sferën energjetike dhe të sigurisë janë rrethana të papërshtatshme për investitorët potencial.
Në fund, Shkodran Ramadani, ka thënë se Qeveria e Kosovës është në paradoks në raport me deklarimet e saj për luftën dhe krizën energjetike njëkohësisht.
Këtu keni statusin e plotë:
“Me retoriken e luftes, te vetmet kompani qe ka logjike t’i ftosh per investime ne Kosove, jane ato te armeve. Me nje retorike te tille me shume i mobilizon shoqatat humanitare per mbledhje te ndihmave, pakove ushqimore dhe veshmbathjeve per refugjatet, sesa bizneset e medha nderkombetare. Me kete diskurs, kompani te veturave, teknologjise dhe fushave tjera per shoqerite normale nuk mund t’i bindesh qe te investojne ne Kosove. Keto biznese lulezojne vec ne kushte paqe dhe stabiliteti. Shtoja kesaj qe pervec Albin Kurtit, deri tash nuk ka asnje paralajmerim serioz nga inteligjencat nderkombetare (sic bene ne rastin e Ukraines) qe ka pergatitje per lufte ne Kosove. Investitoret nuk rrezikojne ne nje shoqeri ku qeveria krijon dhe nxite kaos ne cdo sektor, ne vecanti ne ate te sigurise dhe energjetikes. Obsesioni i qeverise me lufte dhe mungesa e kompetences ne menaxhimin e krizes energjetike, po krijojne panik, ankth, po e le vendin ne terr dhe ne meshiren e shteteve tjera. E ironia eshte kjo: aty ku ka me se shumti gjasa per lufte (veri) ka edhe me se shumti stabilitet me furnizim te energjise elektrike. Edhe ate falas. Nje paradoks i rralle te cilin vetem nje qeveri idiotesh mund ta krijoje”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10