Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ramaj-Canajt për sektorin e sigurisë: Nuk është menaxhu buxheti si duhet, s’ka pasur as investime

Gazeta10
29 January 2025 - 22:34

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj është pyetur nga komentatori politik, Blerim Canaj për çështjen e sigurisë dhe kushtet tek FSK-ja.

Kabashi-Ramaj ka thënë se qeverisja aktuale nuk ka pasur vizion në menaxhimin e sektorit të sigurisë.

“Dy gjana i kem vrejtë që nuk ka pasur vizion qysh me u menaxhu sektori i sigurisë domethënë tendencat që me ba diçka në politikë kanë qenë të lidhura kryekëput me senzacion”, ka thënë Kabashi-Ramaj.

Tutje, ajo ka pasur kritika edhe sa i përket menaxhimit të buxhetit.

“Buxheti nuk është menaxhu qysh duhet. Është bartë prej vitit në vit dhe nuk ka pas investime të reja”, ka thënë ajo. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.