
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish-zv/kryeministri dhe biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Ai është takuar me Thaçin, Veselin, Selimin dhe Haradinajn, por që shkaku disa procedurave teknike nuk arriti të takohej me Krasniqin.
“Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së”, thotë Kelmendi.
Njoftimi i plotë:
Kam qëndruar për vizitë në Hagë, liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Takova ish-Presidentin e Republikës z.Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, ish-Deputetin e Kuvendit të Kosovës z.Rexhep Selimi dhe ish-N/Kryetarin e OVL të UÇK-së z. Nasim Haradinaj!
Keqardhje që për shkak të disa procedurave teknike, krejt legjitime, nuk arrita ta takojë edhe ish-Kryetarin tjetër të Kuvendit të Kosovës z.Jakup Krasniqi.
Qëllimi i vizitës time atje, ishte mbështetja për të përballuar izolimin e padrejtë të tyre.
Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së!
Përcjellë me këtë rast, përshëndetjet e tyre për kombin shqiptar.
Kam dalur nga takimi, i frymëzuar me krenarinë që e kishin.