Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ramiz Krasniqi kritikon Hazrollajn: Nuk refuzohet ftesa e kombëtares

Gazeta10
07 Prill 2024 - 23:01

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, duke u fokusuar te Superliga e Kosovës dhe ndeshjet e kësaj fundjave.

Të ftuar në studio janë: Ramiz Krasniqi, Jon Ajeti, Qendrim Ismajli, Milaim Berisha dhe Taulant Dajaku.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ramiz Krasniqi u tregua pak i ashpër me lojtarin më në formë të Superligës së Kosovës, Drilon Hazrollajn.

“Nuk jam me Drilon Hazrollajn, i cili ka gabuar, duke refuzuar kombëtaren e Kosovës U21. Ftesa e kombëtares është nder e privilegj dhe si e tillë, refuzimi i saj është shumë gabim i madh.” – tha ai.

Mirëpo, përveç kritikave, ai kishte edhe fjalë të mira për lojtarin në fjalë.

“Drilon e kam pasur lojtar te Kosova U19, ka qenë lojtari më i mirë në gjeneratë, duke u shpallur tri herë më i miri në grumbullim” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.