Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ramush Haradinaj në Amerikë, Gjini përfaqëson AAK-në te ambasada në Prishtinë

Gazeta10
26 January 2023 - 17:26

Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini do të jetë përfaqësuesi i kësaj partie në tryezën e mbyllur të organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë për Asocacionin.

“Kryetari Haradinaj do të jetë në një vizitë zyrtare në SHBA. Unë do të marr pjesë në takimin e ambasadës amerikane”, ka konfirmuar për Kanal10 Ardian Gjini.

Gjini do të jetë përfaqësuesi i AAK-së, pasi që kryetari i kësaj partie do të udhëtoj për në SHBA për Lutjet e Mëngjesit.

Kujtojmë se Ambasada amerikane ka ftuar përfaqësuesit politik dhe të shoqërisë civile, në një tryezë të mbyllur, që pritet të mbahet të martën e 31 janarit.

Në ftesë thuhet se temë diskutimi do të jetë themelimi dhe statuti i Asociaiconit të Komunave me Shumicë Serbe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.