Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ramush Haradinaj për vdekjen e Sahit Jasharit: Lajm i rëndë për ne bashkëluftëtarët

Gazeta10
11 June 2026 - 23:27

 

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Ai tha se Sahit Jashari ishte ndër nismëtarët e luftës çlirimtare, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamzës Jasharit.

“Sahit Jashari ishte ndër nismëtarët e luftës çlirimtare, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamzës. Ndarja e tij nga jeta është lajm i rëndë për ne bashkëluftëtarët, për familjarët dhe për të gjithë ata që patën rastin të bashkëveprojnë me të, që nga përpjekjet tona për liri e deri në shtetndërtim”.

“Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jashari, bashkëluftëtarët e miqtë. I përhershëm qoftë kujtimi për Sahit Jasharin! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj./

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.