Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, ka thënë se si shoqëri, duhet ta rrisim edhe më tej ndërgjegjësimin për rolin jetik që mësimdhënësit japin çdo ditë për arsimimin dhe zhvillimin e gjeneratave.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se gjatë historisë së popullit shqiptar, mësimdhënësit ishin ata që brumosën breza të tërë për ngritjen e ndërgjegjës kombëtare, raporton Gazeta10.
“Gjatë historisë së popullit tonë, ishin mësimdhënësit ata që brumosën breza të tërë për ngritjen e ndërgjegjës kombëtare. Janë pikërisht mësimdhënësit tanë që edhe në kohë të errëta të robërisë nuk reshtën së punuari në përhapjen e diturisë, duke u bërë udhërrëfyes për shumë gjenerata në përpjekjet tona për liri e pavarësi”, ka thënë Haradinaj./Gazeta10