Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rangers futet seriozisht në garë për transferimin e Albion Rrahmanit

Gazeta10
05 June 2024 - 16:21

Albion Rrahmani në afati kalimtar veror pritet të ndërrojë ambient.

Forma shumë e mirë e Rrahmanit me Rapidin në sezonin që lamë pas kanë rënë në sy të shumë skuadrave evropiane të cilat e duan transferimin e tij.

E ardhmja e sulmuesit të Kosovës mund të jetë në Skoci, me skuadrën e Rangers që është shumë e interesuar për transferimin e tij.

Sulmuesi nga Podujeva realizoi 17 gola dhe kontriboi me pesë asistime në 26 ndeshje të luajtura në sezonin e tij të parë në Rumani.

Rangers kanë filluar bisedimet me menaxherin e Rrahmanit dhe një marrëveshje finale mund të arrihet në ditët në vazhdim.

Rapidi i Bukureshtit kërkon të paktën tetë milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin e Kosovës.

23-vjeçari erdhi te Rapidi në verën e vitit të kaluar nga Ballkani dhe ka kontratë me klubin rumun deri në qershor të vitit 2026.

Përveç Rangers, situatën e Rrahmanit janë duke e monitoruar edhe shumë skuadra të tjera si Aston Villa, Benfica, Ferencvaros, Napoli dhe Dinamo Zagreb.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.