
Mbrojtësi i kombëtares së Francës, Raphael Varane ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare pas një dekade.
Pas Hugo Lloris dhe Steve Mandanda, një lojar tjetër i skuadrës që u shpall kampione e botës më 2018 ka vendosur të pensionohet nga Franca.
Sipas “Le Parisien”, Raphael Varane ka disa javë që mendon për të ardhmen e tij, dhe në fund thuhet se ka marrë këtë vendim.
Debutimi i Raphael Varane kishte ndodhur në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë më 22 mars 2013.
Ditët e fundit, Raphaël Varane po peshonte ende të mirat dhe të këqijat, por mbizotëron ideja për t’u pensionuar. Ndeshja e tij e 93-të kundër Argjentinës, më 18 dhjetor në një finale të Kupës së Botës që hyri në histori dhe që luajti deri në minutën e 113-të, me shumë gjasa do të mbetet e fundit e tij me fanelën e “Tri kolorëve”.
Me Francën, Varane ka 93 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 5 gola në këto paraqitje.