
Barcelona javën e ardhshme do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madrid në Kupën e Mbretit.
Atletico triumfoi në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 4-0, duke bërë një hap të madh drejt finales.
Sulmuesi i Barçës, Raphinha në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh optimist se ekipi katalan mund ta përmbysë rezultatin.
“Ne besojmë se do të luajmë në ndeshje shumë të mirë. Ne besojmë se kemi kapacitet ta përmbysim rezultatin. Nëse është një klub që mund ta bëjë rikthimin e madh, atëherë është vetëm Barcelona”, tha sulmuesi brazilian.